Arrestohet një serb në Jarinjë, gjendet armë dhe municion në shtëpinë e tij

Një serb në pikën kufitare në Jarinjë është arrestuar, teksa përgjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur armë e sasi municioni.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, teksa ka shtuar se i dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë.

“Ka ndodhur një arrestim në Jarinjë. Policia ka kryer bastisje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe sasi municioni. I dyshuari do të shkojë në paraburgim për 48 orë. Do të shihet historia e tij e mundshme me sulmin e 24 shtatorit.”, ka thënë Hoxha në konferencën e përbashkët për media me ministrin Sveçla.