Arrestohet pasi kanosi se do t’i djegë zyrat e një kompanie

Një person dje është arrestuar në Vushtrri, pasi kanosi se do t’i djegë zyrat e një kompanie.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se kjo kanosje erdhi pas një mosmarrëveshjeje.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.