Arrestohet personi që sulmoi doktorin nga Klina

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që sulmoi fizikisht doktorin (V.R.) në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Klinës, mëson Indeksonline.

Sulmi fizik ndaj doktorit ka ndodhur para pacientëve, nga familjaret e pacientit që ka qenë duke u trajtuar ne Emergjencë.

Ndryshe, pas këtij sulmi të ulët, personeli shëndetësor i QKMF “Nenë Tereza” ka bojkotuar për 1 orë punën.

Po ashtu, sulmi e ka dënuar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.