Arrestohet pronari i lokalit ku u helmuan 22 persona

Dje është arrestuar pronari i lokalit nga Gjilani pasi si pasojë e konsumimit të ushqimit janë helmuar 22 persona.

Të gjithë të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.