VIDEO / Kandidati i PS ia merr këngës në makinë, thirrje për çamët: Votoni kë të doni, por…

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Petro Koçi ia ka nisur këngës, duke përshëndetur të gjithë çamët me këngën e Osman Takës.

I ulur në makinë dhe duke drejtuar mjetin, ai i ka kërkuar votën çamëve të Fierit, menjëherë pasi ka kënduar disa vargje të këngës.

“Hajde ore Osman Taka, hajde more djalë i bukur…”, këndon ai.

Krahas videos së shpërndarë, ai shkruan: Pershendes te gjithe camet e Fierit. Mund te votoni per ke ju do zemra. Por kjo kenge eshte nje dashuri per mua!

j.l./dita