Arrestohet shtetasi turk, tentoi t`i korruptojë autoritetet policore e doganore të Kosovës

Një shtetas turk është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, nën dyshimin për ‘dhënie ryshfeti’ pasi kishte tentuar t`i korruptonte zyrtarët policorë e doganorë të Kosovës me 20 euro.

SPK Hani i Elezit 31.03.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas turk pasi që i njëjti dyshohet ti ketë ofruar ryshfet prej 20 (njëzet) euro zyrtarit policor dhe zyrtarit doganor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.