Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë

Përfaqësuesi special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje rreth energjisë.

Lajcak, përmes një postimi në Twitter pas takimit të kryenegociatorëve, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë.

‘’ Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara’’, shkroi Lajcak.

Kujtojmë se dy kryenegociatorët ishin takuar për arritjen e marrëveshjes për energjinë, pas dy herë tentime që rezultuan pa sukses.

Lajcak kishte paralajmëruar para pak ditësh se kjo marrëveshje do arrihej gjatë kësaj jave.