Arrijnë edhe 55 mijë vaksina në Kosovë, MSH: Pranojmë vaksina pothuajse çdo të hënë

Të hënën në Kosovë ka arritur kontigjenti i radhës i vaksinave Pfizer.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka bërë të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes që kanë me kompaninë e vaksinave, Pfizer, pranojnë kontigjente vaksinash gati çdo të hënë.

“MSH, sipas kontratës me Pfizer, merr kontigjente të vaksinave pothuajse çdo të hënë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se posedojnë mjaftueshëm vaksina.

“Ministria ka një stok të konsiderueshëm të vaksinave, sikur e ka bërë të ditur edhe ministri Vitia, në konferencën për media”, kanë thënë nga MSH për Klankosova.tv.