Me shtetin amerikan të Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e sportit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e Unionit Amator të Atletikës nga ShBA, prirë nga presidenti i saj Roger Goudy.

Ai përmes një postimi në Facebook, njofton se organizata AAU, i ka sjellë një sasi të madhe me pajisje sportive për shkollat, federatat sportive dhe komunat në vendin tonë.

Në takim me delegacionin e Unionit Amator të Atletikës nga ShBA, prirë nga presidenti i saj Roger Goudy, bashkëbiseduam për masovizimin e sportit dhe programet që rrisin gjithëpërfshirjen, me impakt të madh në krijimin e urave të komunikimit ndërmjet sportistëve. Mirënjohës organizatës AAU, e cila ka sjellur një sasi të madhe me pajisje sportive për shkollat, federatat sportive dhe komunat në vendin tonë. Me shtetin amerikan të Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e sportit, përmes organizatës multi-disciplinare, AAU , është e një dobie të veçantë. Marrëdhënie e posaçme me shtetin e Iowa-s fuqizon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. RH/Fokusi.info/