Arsenal dështon të fitojë ndaj West Ham, mund t’i kushtoj me titull

Arsenali ka bërë një gabim të madh që mund t’i kushtoj shumë në luftën për titullin kampion.

Topçinjtë kanë barazuar me rezultat 2-2 me West Hamin në ndeshjen e javës së 31-të të Premierligës.

Golat për Arsenalin i shënuan Gabriel Jesus në minutën e shtatë dhe Odegard në minutën e 10-të.

Në anën tjetër, golat për West Ham i shënuan Benrahma në minutën e 33-të dhe Bowen në minutën e 55-të.

Arsenali humbi një penallti në minutën 52, ku Saka dështoi të shënoi.

Arsenali mbetet në krye të tabelës me 74 pikë, katër më shumë se Manchester City.