Arsenal shet Alex Iwobin

Arsenak ka rënë dakord të shesë Alex Iwobin tek Everton për një shifër 42 milionë euro.

Klubi nga Liverpuli kishte bërë një ofertë edhe ditën e mërkurë, por ajo është refuzuar nga Topçinjtë.

Tani raportohet se Arsenal ka pranuar ofertën që u ka ardhur nga Everton në minutat e fundit të merkatos së Premier League e cila është mbyllur në orën 6 të pasdites.

Nigeriani Iwobi është një produkt i akademisë së Arsenal, prandaj londinezët nuk donin ta shisnin, por oferta 42 milionë euro ka qenë e parefuzueshme.