Arsenali fitoi në udhëtim te Frankfurt (Video)

Skuadra e Arsenal e ka nisur për mrekulli rrugëtimin në sezonin e ri në Ligën e Evropës.

Arsenali shënoi fitore me rezultat 0 – 3, në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Evropës këtë edicion.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Joseph Willock, i cili realizoi në minutën e 38’ të takimit.

Minuta e 79’ e takimit ndryshoi edhe fatin e rezultatit përfundimtar, pasi Dominik Kohr i Frankfurt u ndëshkua me kartonin e kuq.

Në minutën e 85’, Arsenal dyfishoi epërsinë me anë të golit të shënuar nga Bukayo Saka.

Rezultatin përfundimar e vulosi Pierre Aubameyang, i cili tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 87’.

https://streamable.com/cdm6g

https://streamable.com/njvfh

https://streamable.com/8ojtw