Arsenali fiton ndaj Bayernin në mënyrë dramatike (Video)

Arsenali e mposhti Bayern Munichun në International Champions Cup (ICC), falë një goli të vonë të Eddie Nketiah.

Eddie Nketiah e shënoi një gol në minutat e fundit të ndeshjes  për t’ia dhënë skuadrës së tij, Arsenalit, fitoren me rezultat 2 – 1 kundër Bayern Munichut në ICC, të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Nketiah shënoi në minutën e 88-të të ndeshjes për klubin anglez në Dignity Health Sports Park në Kaliforni.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, hyri në lojë me skuadrën e tij më të mirë dhe kjo iu shpërblye në fillim të pjesës së parë, kur mbrojtësi i Bayernit, Louis Poznanski, shënoi një autogol dhe i kaloi londinezët në epërsi.

Por, gjiganti gjerman e barazoi rezultatin e ndeshjes përmes golit të Robert Lewandowskit, i cili e bëri një goditje të bukur me kokë në minutën e 71-të.

Megjithatë, Nketiah ia fitoi Arsenalit këtë ndeshje me një gol të vonshëm, vetëm pak momente para fundit.

Arsenali ishte skuadra më e gjallë nga të dyja në fushë dhe në fund u shpërblye për paraqitjen e mirë.

https://youtu.be/4Ys76KaIhN8