Arsenali triumfon në derbi kundër Chelseat dhe vazhdon kryesimin

0
60

Arsenali e ka fituar derbin e Londrës kundër Chelseat dhe ka vazhduar kryesimin në Premierligë.

“Topçinjtë” fituan 0:1 ndaj “Bluve” në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Gabriel ishte heroi i skuadrës së Mikel Artetës pasi shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Arsenali ka 34 pikë në pozitën e parë. Chelsea është tani i shtati me 21 pikë.