“Artane Rizvanolli nuk po e thotë të vërteten, çmimi për konsumatorët mbi 600 KWh është rritur për 200%”

Gazetari Agon Sinanaj që përcjell sektorin e ekonomisë i ka reaguar ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, pasi kjo e fundit në njoftimin për ndarjen e 75 milionë eurove për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset pas shtrenjtimit të rrymës, ka dhënë disa detaje.

Sinanaj ka reaguar duke thënë se Artane Rizvanolli nuk po e tregon të vërtetën dhe se sipas tij ajo qëllimshëm po manipulon me shifrat.

Reagimi i plotë:

Artane Rizvanolli: “ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KWh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën për 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KWh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KËh do të reflektonin çmimin e importit”
Kjo eshte perpjekje me i manipulu qytetaret. Kur jane ne pyetje konsumatoret e amviserise qe shpenzojne rryme deri ne 600 KËh, ministrja po e tregon se shtrenjtimi i rrymes do te jete per 9 per qind. Ndersa per konsumatoret e amviserise qe do te shpenzojne mbi 600 KËh, po thote “tarifat do te reflektonin çmimin e importit”.
Ajo qe nuk po e thote ministrja (sigurisht me qellim) eshte se çmimi per konsumatoret mbi 600 KËh eshte rritur per 200%.