Ministri Vitia tregon gjendjen e të infektuarve, thotë se kanë kërkuar 10 mijë teste të reja për koronavirus

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë një videokonference për medie ka thënë se në qendrën infektive ndodhen tani 37 pacient ku 31 prej tyre janë në gjendje stabile dhe 6 janë më gjendje më të rëndë.

“Deri tani sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar janë kryer 1037 monstra prej të cilave 91 pozitive, 1 është shëruar dhe 1 ka vdekur. Sot aty ka pas 37 pacient të hospitaliazuar prej të cilëve 31 prej tyre janë në gjendje stabile dhe 6 të tjerë janë në gjendje më të rënduar”.

Ai ka shtuar se pas ardhjes së testeve, tashmë kanë dorëzuar kërkesë edhe për 10 mijë teste shtesë për koronavirus.

“Pas analizimit të efekteve të kësaj mase dhe kërkesa e qytetarëve qeveria ka marr vendim që koha e lëvizjes të kufizohet nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit mirëpo koha e lejuar nuk duhet të kuptohet si një hapësirë për tu grumbulluar. Kjo vlenë edhe për bizneset dhe supër marketet të cilat janë të obliguara. Masat kanë pasur efekt deri më tani por tash kur po hyjmë në një fazë të re kemi nevojë për më shumë disiplinë.

Mosrespektimi i masave të deritanishme do pasojnë me gjoba e sanksione sipas ligjeve. Ministria po vazhdon angazhimet për diagnostikimin e rasteve të reja. Testet e reja një pjesë kanë arritur dhe është iniciuar kërkesa edhe për 10 mijë teste të reja. Po vazhdojnë edhe donacionet nga organizata e shtete mike. Rreth 300 vullnetarë janë regjistruar dhe po u dalin në ndihmë”.

“Ju bëjmë thirrje për shtim në angazhimin e bashkëpunimin tuaj në këtë situatë. Kjo është më e rëndësishme se çdo masë tjetër, ju lutem t’I shmangmi vizitat familjare”.