“As me sheher, as me Barilevë” – Shpendi në Bruksel, Prishtina në bërllog

Komuna e Prishtinës ka reaguar për mbeturinat e shumta që kanë kapluar tërë qytetin.“Nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjedhura brenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës”, thuhet në reagim.

Për më tepër, në komunikatë, thotë se Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera.

“Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të të gjithë neve. Ftojmë të gjithë faktorët relevantë që urgjentisht të bëjnë zhbllokimin e kësaj situate të patolerueshme. Komuna e Prishtinës është treguar e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate për kompaninë “Pastrimi”, në mënyrë që të evitohet kjo gjendje alarmante”, përfundon regimi.

E populli thotë: “As me sheher, as me Barilevë”! Në dialog nuk po i pyet kush gjë e Prishtina si mos më keq!