Asnjë rast me COVID-19 për të dytën ditë radhazi në Kosovë

Asnjë rast pozitiv me COVID-19 nuk është regjistruar të martën, për të dytën ditë radhazi në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë shëruar gjashtë qytetarë.

Postimi i plotë:

07 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 162 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209.

Në total numri i rasteve aktive është 49.