Astrit Haraqija: Formimi i Qeverisë varet nga Hashim Thaçi, Vetëvendosje janë pjellë e PDK’së

Astrit Haraqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se formimi i Qeverisë varet krejtësisht nga presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar në RTV Dukagjini se e gjithë situata e krijuar dhe çështja e formimit të Qeverisë nga ana e LDK’së dhe VV’së, varet nga Hashim Thaçi.

Ai thotë se PDK e ka themeluar Vetëvendosjen edhe duhet të shkon në koalicion me të dhe LDK të mbetet në opozitë.

“Varet krejt prej kryetarit të shtetit Hashim Thaçit, kjo situatë që është krijuar gjatë ditëve të sotit mendimi im është që LDK të mbet opozitë, PDK e ka themeluar Vetëvendosjen, kjo ma mirë ish shku me u bashkë koalicioni PDK-VV”, tha Haraqija.

“Vetëvendosje është pjellë e PDK’së, që nga strukturat brenda që ka janë krejt të PDK’së, që nga Hydajet Hiseni e teposhtë”, tha Haraqija.