Stano: Komisioni Evropian kërkon sqarime nga Kosova për vendimin për ndalimin e dinarëve

Komisioni Evropian (KE) është ende duke analizuar vendimin e Kosovës për të pezulluar qarkullimin e të gjitha valutave përveç euros dhe po kërkon sqarime për këtë çështje, tha sot zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano dhe vuri në dukje se Beogradi dhe Prishtina pritet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve, transmeton FrontOnline.

“Ne ende jemi duke analizuar dhe kërkuar sqarime për atë vendim, arsyet (për marrjen e tij), motivimet dhe implikimet e mundshme, por në përgjithësi Kosova dhe Serbia pritet të shmangin veprimet e pakoordinuara, të cilat nuk janë të përshtatshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe që mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin në terren”, tha Stano në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Ai apeloi që të dyja palët të merren me këtë temë në kuadër të dialogut të zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së.

Zëdhënësi i KE-së iu përgjigj pyetjes së qëndrimit të KE-së lidhur me vendimin e BQK-së për ndalimin e të gjitha monedhave në Kosovë më të vjetra se euro, duke pasur parasysh se i dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak tha në Davos se shërbimet e BE-së janë duke analizuar situatën, ndërsa Beogradi paralajmëron se do të ketë pezullim të pagesave të pagave dhe pensioneve në dinarë.