Atentat me armë zjarri në Selenicë, humb jetën një 47-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës.

Raportohet se një 45- vjeçar identifikuar si Nikola Ikonomi ka humbur jetën pasi ka marrë 3 plumba në trup.

Ai u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës dhe u dërgua në spital me një makinë private, por pa mundur tu mbijetojë dot plagëve të marra.

“Ne sallen operative te DVP Vlore, urgjenca e spitalit ka njoftuar se një person D.T, rreth 50 vjec   nga Selenica  dyshohet i plagosur a vetplagosur me arme zjarri pistolete, (kjo ende e paqarte,)  dhe  po transportohet me makine private drejt spitalit. Urgjenca ka nisur autoambulancen me ekipin mjekesor dhe akoma ska mbritur ne spital”, thuhej në njoftimin e policisë.