Moti sot në Kosovë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Meteo Kosova, më vonë pasdite si dhe në mbrëmje, pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh. Disa prej tyre të ashpërta!

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.