Atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja, plagosen edhe dy të tjerë

DURRES-Rikthehen atentatet dhe përplasjet mes bandave në qytetin bregdetar.

Tre persona janë plagosur si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri mes dy makinave në lëvizje te mbikalimi i Shkozetit. Njëra prej mjeteve që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i tyre.

Policia ka rrethuar zonën e Shkozetit, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të autorëve./shqiptarja.com