Atletico Madrid e mposhti Leganesin (Video)

Atletico Madrid ka shënuar edhe fitoren e dytë në La Liga, duke e mposhtur 0 – 1 në udhëtim Leganes.

Edhe në këtë ndeshje, me paraqitje të mirë u dallua talenti i ardhur nga Benfica, Joao Felix.

Reprezentuesi portugez në minutën e 71-të të ndeshjes, asistoi për mrekulli te Vitolo, i cili shënoi për fitoren e Atleticos.

Kujtojmë se Atletico fitore minimale ka shënuar edhe në ndeshjen e javës së parë, kur në shtëpi mposhti Getafen.

https://streamable.com/uc3jz