Atletico mposht Juventusin, Felix i tregon Ronaldos se është e ardhmja e Portugalisë (video)

Atletico Madrid ka shënuar fitore në përballjen me kampionët e Serie A, Juventus.

Në kuadër të International Champions Cup, Atletico Madrid ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2:1, raporton lajmi.net.

Ishte talenti portugez, Joao Felix, për të cilin u paguan 120 milionë euro, ai që shkëlqeu në radhët e Atletico, duke shënuar dy golat në këtë takim.

Felix zhbllokoi rezultatin pas vetëm 24 minutave lojë, për t’i dhënë epërsinë e parë skuadrës së tij.

Pesë minuta më vonë, ishte Sami Khedira ai që riktheu balancën, duke realizuar golin e vetëm të Juventus në këtë takim.

Por, Felix doli përsëri në qendër të vëmendjes, kur në minutën e 33’ shënoi golin e dytë, me të cilin edhe u vendos fati i këtij takimi.

Idhulli i tij portugez, Cristiano Ronaldo, nuk mundi të linte gjurmë në këtë ndeshje, por sigurisht duhet të jetë i lumtur që vendi i tij ka një të ardhme të ndritur me Felix.

https://streamable.com/z7kn2