Autokombanja përplas motorin, lëndohen dy persona

Një mjet bujqësor tip autokombanjë përplasi pasditen e sotme në aksin Korçë- Pogradec një motor duke lënduar drejtuesin tij A.B., dhe pasagjerin Xh.B.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Podgorie, një zonë e njohur për fusha, ndërkohë në këtë sezon autokombanjat janë të shumta për të korrur produktet bujqësore të verës.

Ndërkohë dy personat e dëmtuar janë transportuar në spitalin e Pogradecit ku mësohet nga Policia se janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Përsa i përket aksidentit të mesditës së djeshme në hyrje të qytetit të Korçës, ku një traktor pa targa u përmbys.Ditën e sotme Policia ndaloi drejtuesin e tij, 46- vjeçarin P.Ç. Ai e drejtonte pa leje traktorin dhe pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Nga përmbysja e traktorit mbetu i plagosur 60- vjeçari R.H, i cili udhëtonte si pasagjer me të.

Shqiptarja.com