Banja “Nëna Naile” vazhdon marrëveshjen me SBASHK-un

Sot u nënshkrua Marrëveshja në mes të Spitalit Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja ‘Nëna Naile’ në Kllokot dhe Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës – SBASHK, ku pronari i Banjës Nëna Naile, në saje të vullnetit të mirë u mundëson anëtarëve të kësaj sindikate që të rehabilitohen në Banjën Nëna Naile me kushte të favorshme për ta (zbritje çmimi), duke e parë gjendjen jo të mirë financiare të kësaj kategorie të arsimit.

Marrëveshjen e nënshkruan Ylli Morina (Sekretar i Banjës Nëna Naile) dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, Blerim Mehmeti dhe Kemajl Bislimi, të cilët në emër të Kryetarit të SBASHK z. Rrahman Jashari, falënderuan përzemërsisht pronarin e Banjës Nëna Naile për këtë mundësi që ua ofroi.