Avdullah Hoti: Sa ishim në Qeveri këto veprime i bëmë që mos të kemi krizë energjetike

Ish- shefi i Qeverisë Avdullah Hoti, ka treguar se kanë pasur një plan afatgjatë gjatë qeverisjes së tij për energjinë elektrike, raporton Gazeta Blic.

“Kanë ardhur ekspertë nga MCC për të bërë një para studim të fizibilitetit që lidhet me zhvillimin ekonomik të një vendi dhe problemi kryesore ka dal mungesa dhe telashet me energji elektrike. Ne kemi dalur me disa konkluza por edhe veprime se çfarë duhet të bëjmë bazuar në gjetjen e tyre. Ndërtimi i një termocentrali me gaz 200 megavatë, akumumlimi i energjisë elektrike, intervenimi në sistemin e shëprndarjes së rrymës meqë konsiderohen diku rreth 20 përqind humbje nga rrjeti i vjetëruar dhe projekti i gazit”, ka thënë ai për “Blic Interview”.