Vazhdon të rritet numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, flasin nga policia

Një shpërthim ka ndodhur sot më herët në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, shkruan Fokusi.info.

Ndërsa tani nga Policia rajonale e Ferizajt, treguan se deri më tani janë lënduar 44 persona.

Gjithashtu, u tha se personat me lëndime të rënda janë dërguar në QKUK, kurse ata me lëndime më të lehta në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Po ashtu, është bërë e ditur se të përfshirë në këtë shpërthim kanë qenë edhe dy fëmijë, gjersa të tjerët janë të rritur.