Avokati: Kadri Veseli mbajti kontakte me shërbimet sekrete të NATO-s

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson foli edhe për rolin e Veselit dhe kontaktet e tij me shërbimet sekrete të shteteve të NATO-s.

“Roli i Kadri Veselit ishte një ndërlidhje me personelin e zbulimit, jo vetëm me të Shqipërisë, por edhe me ato të NATO-së që po e mbanin në vëzhgim situatën e NATO-së në Kosovë. Një prej periudhave të kyçe të konfliktit ai e kaloi jashtë Kosovës duke mbajtur lidhje me shërbimet sekrete të këtyre shteteve. Periudha e aktakuzës duhet ndarë në tri faza të ndryshme”, shtoi Emmerson.

“Do të gjendemi përballë një panorame pështjelluese të një periudhe kaotike të historisë së një vendi të vogël të një ngjarje që ia përmbysi jetën çdo familjeje. Ndarja e provave të forta nga pretendimet e ricikluara do të jetë vështirësi. Këto pretendime kanë marrë statusin e faktit të mirëqenë.

“Ju e dini se mbrojtja në themel e kundërshton përshkrimin që prokuroria ia ka bërë UÇK-së, që nga drejtori e poshtë, apo që udhëhiqej nga individë që përgjithësisht kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm. Dëshmitarët në TPNJ e kanë përshkruar strukturën brenda UÇK-së që ishte horizontale, dhe jo vertikale. Ku komandantët e zonave, ushtronin nivele shumë të larta autonomie dhe e konsideronin veten se ishin në nivel autoritativ të pavarur dhe nga Shtabi i Përgjithshëm. Të përshkruash këtë organ si Shtabi i Përgjithshëm do të ishte një përshkrim i shtrembërua. Në një ushtri guerile që përbëhej nga armatime të pakta dhe individë të pastërvitur u tentua të paraqitej UÇK si një ushtri të përgatitje. Materialet përfshijnë jo vetëm aktgjykimet e TPNJ-së, por edhe tekstet e zbardhura të dëshmive që kanë dhënë dëshmitarët e mbrojtjes dhe prokurosië në ato procese gjyqësore”, tha ai.