Avokati Musa: Ekziston rreziku që pas 8 dhjetorit të ketë bllokim radikal në sistemin e drejtësisë

Se anulimi i seancave gjyqësore ka shkaktuar dëme të mëdha në sistemin e drejtësisë në Kosovë e thotë edhe avokati Skender Musa.

“Këtu kemi një dëmtim të madh të qytetarëve të republikës së Kosovës që kanë i interesat e tyre për t’i realizuar përmes rrugëve gjyqësor kemi dëmtim edhe të sistemi të drejtësisë sepse numri i lëndëve grumbullohet pastaj ka problem në trajtimin e tyre me kohë dhe afat të arsyeshëm”, tha Musa

Avokati Musa, për vendimin e Qeverisë për uljen e pagave, tha se është i padrejtë dhe se duhet të goditet me mjete juridike.

“Vendimi për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është i padrejtë është anti kushtetues dhe i paligjshëm. Unë mendoj se ky vendim duhet të goditet me mjete juridike në mënyrë që t’i vendoset masa e sigurisë në procedura administrative dhe të mos lejohet të krijoj efekt të pagat e gjyqtarëve e prokurorëve”, u shpreh ai

Ai tha se nëse Qeveria nuk reflekton ekziston rreziku që pas datës 8 dhjetor të ketë bllokim total në sistemin e drejtësisë.

“Ajo që është me keqe është se Qeveria nuk e ka ndërmend ta shqyrtoj këtë çështje në anën tjetër masat nga 8 dhjetor e këshillit gjyqësor ndoshta do të jenë edhe më radikale dhe ekziston rreziku që të kemi bllokim radikal të punëve në drejtësi deri tash janë anuluar shumë seanca”, u shpreh ai për Front Online.

Qeveria e Kosovës më 23 nëntor mori vendim që t’ua ulë pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve ashtu siç kanë qenë para vitit 2017.

“Me këtë vendim pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës, kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, pra para datës së hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, sqaroi kryeministri.