Babai ‘superhero’: Kërcen në pishinë për ta shpëtuar të birin 1-vjeçar (video)

Një baba në Florida të SHBA-ve është duartrokitur nga shumë njerëz, falë veprimit bravoroz që ka bërë.

Ai shihet se si reagon me shpejtësi, duke e kapërcyer rrethojën mbi një metër të lartë, për t’u hedhur në pishinë që ta shpëtojë djalin njëvjeçar, i cili rrezikohej të mbytej në ujë, transmeton lajmi.net.

Videoja shfaq Albert Passvantin dhe familjarët e tij, duke shijuar ditën me diell në pishinën e shtëpisë së tyre në West Balm.

Djali i tij Rocco mund të shihet se si ecë pranë pishinës duke u munduar ta mbërrij një top në ujë.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta kuptuar se çfarë ndodh më tutje.