Moti nesër dhe në ditët në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave. Priten ulje graduale të temperaturave dhe mundësi për ndonjë rigë të dobët afatshkurtër lokale shiu.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Po ashtu priten ulje graduale të temperaturave dhe shtim i vranësirave. Pasdite në disa rajone kryesisht bregdetare priten rrebeshe lokale shiu me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë. Më së paku reshje priten në veriun e skajshëm dhe juglindje të vendit.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, pastaj pritet shtim i vranësirave dhe vende-vende do të ketë riga shiu. Priten ulje graduale të temperaturave në tërë rajonin.

Të enjtën në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht të vranët me riga kryesisht të dobëta shiu herë pas here. Priten ulje të mëtutjeshme të temperaturave si pasojë e erërave mesatare veriore dhe verilindore.

Të premten në tërë rajonin pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira, ndërsa nga e shtuna do të fillojnë të fryjnë erëra jugore të cilat do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave. Vende-vende priten edhe reshje të herëpashershme shiu./Meteoballkan