Bahtiri demanton IKSHPK-në: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka asnjë person me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka njoftuar se një person me inicialet G.M, 56 vjeqar, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Por këtë njoftim e ka dematuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se ky njoftim nga IKSHPK është i pasaktë, saktësisht një gabim teknik.

Deri më tani, sipas tij, nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus nga Mitrovica e Jugut.

“Njoftimi i dhënë se një person nga Mitrovica sot ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 është i pasaktë, sepse ka qenë një gabim teknik prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë”, ka thënë ai.