Një i vdekur në aksidentin mes një veture dhe një kamioni në Krushevë të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe një kamioni në fshatin Krushevë të Vogël në Komunën e Klinës, ku si pasojë ka vdekur vozitësi i makinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi.