Bahtiri në stilin e truprojës së Kurtit: Tenton të përleshët fizikisht në tubimin e VV’së

Një incident ka ndodhur në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në lagjen ‘Ilirida’ në Mitrovicë të Jugut.

Gjithçka ka nisur kur një qytetar deshi ta marrë fjalën për ta bërë një pyetje në këtë tubim ku të pranishëm ishin kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për deputete, Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova.

Atij menjëherë i kanë reaguar pjesëtarët e sigurimit të afërt të Kurtit dhe Osmanit.

Lexo edhe:

Incident në tubimin e VV-së në Mitrovicë: Qytetari tenton ta sulmojë Albin Kurtin (Video)

Ka qenë kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që ka tentuar të përleshet fizikisht me personin që ka kërkuar ta marrë fjalën.

Mbrojtja e afërt pastaj i ka qëndruar afër Kurtit derisa ka përfunduar tubimi.