Bahtiri rizgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë

Sot Aleanca Kosova e Re ka mbajtur Konventën e pestë Zgjedhore të degës së saj në Mitrovicë.

Punimet e Kuvendit me një fjalë rasti i përshëndeti Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Fillimisht lideri i AKR-së i falënderoi të pranishmit për përkrahjen madhështore duke theksuar se partia të cilën e udhëheqë është në shërbim të të gjithë qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Mitrovica po lulëzon falë vullnetit te mirë të tij, tha Pacolli duke nënvizuar projektet dhe nismat të cilat janë realizuar përmes punës së palodhshme të të parit të Mitrovicës. Tutje Pacolli theksoi se Kosova para se gjithash vazhdon te jete kauza me e madhe për te gjithë përfaqësuesit e AKR-së.

Pjesa zgjedhore filloi me propozimin e vetëm një kandidati, Agim Bahtirit, i cili me shumicë votash u konfirmua si Kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë edhe për një mandat, poashtu u konfirmuan edhe 71 delegatë, nga të cilët do të formohet Kryesia e degës.

Me një fjalë rasti Kryetari i AKR-së në Mitrovicë, duke i falënderuar delegatët për përkrahjen dhe punën e palodhshme ju bëri thirrje të gjithëve që ta dëshmojnë edhe njëherë që puna e kontributi i AKR-së janë të duhurat për Mitrovicën.

“Po punojmë me duar te pastra, me ndërgjegje të plotë për të ofruar mirëqenie për të gjithë qytetarët e Mitrovicës pa dallim” u shpreh Bahtiri.