Bajqinovci: “Deri në 30 mijë euro po jepen për t’u bërë noter”

Gazetari Mefail Bajqinovci ka ngritur shqetësimin e tij për procesin e përzgjedhjes së noterëve në Republikën e Kosovës.

Ai në një shkrim në Facebook ka pyetur ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri se po qarkullojnë informacione se janë dhënë shumë para për t’u bërë noter.

“Ministër Abelard Tahiri po qarkullojnë informacione se t`u bërë noter po jipen shuma të mëdha parash, deri në 30 mijë euro”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ditë më parë është mbajtur testi për përzgjedhjen e noterëve të rinj, ku ka pasur numër të madh të personave që kanë shprehur interesim.