Bajram Gecaj e quan joserioz Shpend Ahmetin

Deputeti i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar pas takimit të kryeministrit Haradinaj me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti, shkruan fokusi.info.

Përmes një statusi në Facebook, Gecaj ka kritikuar qëndrimet e PSD-së, e që sipas tij po e mbajnë në qeveri kryeministrin Haradinaj.

Statusi i plotë në Facebook:

PSD: Flejë dathë Kryeministër!

Shpend Ahmeti sapo e siguroi Ramush Haradinajn që të fle i qetë në kolltukun e tij jo-legjitim, pasi që partia e tyre nuk është fare serioze dhe aspak e sinqertë për rrëzimin e qeverisë se tij. Ahmeti,në prezencën e Haradinajt, ishte i prerë se ata nuk e rrëzojnë qeverinë me votat e Listës Serbe. Po e përsëris edhe një herë që Qeveria Mustafa ishte përmbysur edhe me votat e Listës Serbe, Qeveria Haradinaj ishte krijuar kryekëput me votat e Listës Serbe, dhe se edhe qeveria pasuese do të ketë brenda vetes Listën Serbe, nëse paraprakisht nuk e ndryshojmë kushtetutën. Prandaj, largimi i kësaj qeverie të mbrapsht edhe me votat e Listës Serbe nuk ka gjë të keqe, nëse kjo bëhet pa negocim dhe pa kushtëzime nga ta, pasi që edhe ata përfaqësues janë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Deklarimi i sotëm i PSD-së provon sërish se ata nuk janë të gatshëm dhe se i frikohen zgjedhjeve, si dhe se e vendosin fatin “e pafat” të partisë së tyre lartë mbi interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës!