Deputeti i PDK-së pengon fjalimin e Hekuran Muratit te foltorja e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ua ka ndërprerë fjalimet Ministrit të Financave, Hekuran Murtati dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit.

Ndërkaq, pjesa tjetër e opozitës në vazhdimësi është duke goditur tavolinat dhe duke mos i lejuar deputetët e LVV-së që të flasin, në shenjë proteste pas mosformimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për energji.

Në momentin që Dugolli kishte dalë në foltore për të mbajtur fjalim, deputeti Lushtaku e goditste foltoren me shishe për të prodhuar zhurmë.

https://www.fokusi.info/zhurme-e-madhe-ne-kuvend-opozita-pengon-fjalimet-e-pozites-me-goditje-tavolinash-dhe-fishkellima/lajme/

Po ashtu, Lushtaku ia ka ndërprerë fjalimin edhe ministrit Murati.