Bajrami: Jemi opozitë që nuk thyejmë vetura e nuk shkojmë në Kuvend me gaz lotsjellës, në zgjedhjet e ardhshme do të dalim fitues

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se LDK-ja në opozitë ka zgjedhur të mos bëjë veprime sikur opozita e viteve tjera.

”Nuk jemi sikur ata që shkojnë me gazë lotsjellës në Kuvend, nuk do t’i gjuajmë me molotov policët dhe institucionet, nuk do të thyejmë vetura sikur mua që më është thyer mua”, tha Bajrami.

Ajo tha se LDK-ja me programin e saj është e bindur se në zgjedhjet e ardhshme do jetë partia fituese.

”Jemi shumë të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do jemi fitues”, tha Bajrami.

Deputetja tha se LDK-ja sondazhet i bën nga institucione të pavarura e jo nga aktivistë politik.

”LDK-ja nuk po i bën sondazhet me aktivistët e vet, po bëhen nga institucione kryesisht të pavarura”, tha Bajrami.

Bajrami gjithashtu komentoi edhe sondazhet e ndryshme që po e nxjerrin partinë në pushtet përsëri si fituese të zgjedhjeve.

”Rezultatet e sondazheve që e nxjerrin Qeverinë 48% nuk janë të sakta, janë të porositura”, tha Bajrami në RTV 21.