Rrahje në një lokal në Fushë Kosovë, policia arreston tre persona për tentim vrasje

Një person është lënduar mbrëmë në Fushë Kosovë pas një përleshje fizike në një lokal.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar tre persona për tentim vrasje.

Siç njofton policia, personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

“Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal, ka pasur një përleshje fizike.

Njëri nga personat e përfshire në përleshje, nga mjetet e forta të cilat janë përdorur në rast, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

Ø A. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Ø Sh. J, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

Ø A. J, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”