Bajrami për ftesën e Haradinajt për koalicion: Nuk e kemi shqyrtu dhe as që do ta shqyrtojmë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kryesuar nga Ramush Haradinaj disa ditë më parë bëri koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Pas zyrtarizimit të këtij koalicioni, Haradinaj, i bëri ftesë për t’iu bashkuar në një koalicion të gjerë opozitar edhe LDK-së dhe PDK-së.

Në lidhje me ftesën e Haradinajt, ka folur nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se një ftesë të tillë se kanë shqyrtu dhe as nuk pritet ta shqyrtojnë pasi të njëjtit janë të bindur në fitoren e LDK-së.

“Ne kemi matjet tonë në teren, të cilat i bëjmë në baza të rregullta e në bazë të të cilave ne orientojmë aktivitet tona. Të dhënat tona neve na e konfirmojnë se jemi jashtzakonisht mirë. LDK ka punu aktivisht që tri vite dhe po vazhdojmë të punojmë. Ftesën e kolacionit me të ri AAK-NISMA nuk e kemi shqyrtu as nuk do ta shqyrtojmë, atyre ju urojmë suksese, ne vazhdojmë punën tonë të bindur që do të na shpie në fitore” deklaroi Bajrami, për gazeta blic.

Ajo tutje shtoi se LDK-ja, për dallim nga partitë e tjera, ka vizion të qartë për vendin, ka programin politik “Rruga e Re”.

“LDK për dallim nga partitë tjera ka vizion të qartë për vendin, ka programin politik “Rruga e Re”.