Balaj dhe Merturi do të rivendosin flamujt në varrezat e dëshmorëve

Para pak javësh, persona të panjohur kanë heqë dhe kanë marrë flamujt te UÇK-së, që ishin të vendosur në varrezat e dëshmorëve në Grabanicë të Klinës.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hajdin Balaj, është takuar me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Skender Merturi, ku biseduan për rivendosjen e flamujve kombëtar dhe ata te UÇK-së në varrezat e dëshmorëve në Grabanicë.

Flamujt do të vendosen këtë javë./Klinainfo/