Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell, por edhe me zhvillime lokale të vranësirave, megjithatë do të mbetet pa reshje atmosferike. Do të jetë më nxehtë dhe me zagushi gjatë ditës. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu.

Të enjtën dhe të premtën do të vazhdojë të mbajë mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën pritet të kemi mot mjaft jo stabil. Priten vranësira të dendura të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet më intensive priten në viset kodrinore-malore të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Mali të Zi. Reshjet më të pakta në perëndim dhe jugperëndim të Shqipërisë dhe disa pjesë në qendër-veri-perëndim të Kosovës./Meteoballkan