Ballkani eliminohet nga Liga e Kampionëve, humb në vazhdime nga Zalgiris

0
141

Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve në rrethin e parë kualifikues nga skuadra lituaneze, Zalgiris.

Suharekasit u mposhtën 1-0 në ndeshjen e kthimit, me golin e shënuar në vazhdime.

Oeywusi ishte realizator për Zalgiris në minutën e 97-të duke i siguruar biletën tutje ekipit të tij.

Ndeshja e parë në Prishtinë ishte mbyllur baras 1-1.

Ballkani garat i vazhdon në Ligën e Konferencës.