Balton Derguti i kundërpërgjigjet Haxhi Avdylit: Ju keni punësuar familjarë në institucione

Haxhi Avdyli nga Lista “Guxo”, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar që ta bëjë zëvendësministër anëtarin e kësaj liste nga Ferizaj, Balton Dergutin.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e menjehershem të Dergutit. Përfaqësues i Listës Guxo në Ferizaj ka thënë për Gazetën Infokus se Haxhi Avdyli është duke e tradhëtuar elektoratin në mënyren më të paskrupullt.

“Ta promovosh politiken e liderit historik Ibrahim Rugova dhe të grumbullosh vota tek qytetarët me këtë premtim se do ta vazhdosh rrugën e tij ,dhe pastaj të veprosh komplet të kundërtën duke tentuar me çdo kusht ta humbësh frymën rugoviane dhe besimin e qytetarëve që besojne në politikat e djathta dhe pastaj të punosh për shuarjen e frymës rugoviane dhe transferimin e vullnetit të votuesve tek subjektet që përfaqesojne të majtën duke e tradhëtuar elektoratin në menyrën më të paskrupullt këte munde ta bëj vetem një politikan që aksidentalisht mbanë pozite deputeti e i tillë është Haxhi Avdyli i cili prapë po e potencoj se është njeriu që ka punësuar familjar në institucione duke shkelur të gjitha premtimet e fushates zgjedhore”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ka thënë se e ka refuzuar pozitën e zëvendësministërit.

“Sa për poziten e Zv Ministrit ka me shumë se një muaj që e kam në dispozicion e te cilën e kam refuzuar kategorikisht madje një ofertë e tillë më është bërë edhe dje dhe sot kur po e japë këtë deklaratë , mbase Hagjiun se kanë informuar shokët e tij , por lufta ime nuk ka të bej me interesin tim personal por jam vu në shërbim të mbrojtjes së votuesve tonë , subjektit tonë dhe mbajtjes së premtimeve që i kemi dhënë në fushatë “, ka thënë Derguti për Infokus.

Ai gjithashtu e ka ftuar Haxhi Avdylin në debat publik në cilin do medium televiziv nacional. /Gazeta Infokus/