Shoferi i dehur “terrorizon” banorët, shfaqet me tank luftarak në mes të qytetit

Një person në gjendje të dehur ka krijuar panik në një lagje të Polonisë teksa ecte me një tank të blinduar 36 ton në mes të rrugës.

Menjëherë mbërritën oficerët e policisë pas një telefonate në mesnatë ku u njoftua se: “Një tank T-55 zbarkoi në rrugën kryesore”.

Brenda tankut ata gjetën një burrë rreth moshës 49-vjeç që ishte në gjendje të dehur i ulur në vendin e shoferit.

Burri rezultonte të kishte qenë i autorizuar për të drejtuar mjetin luftarak. Ai ishte urdhëruar nga eprorët që ta dërgonte tankun në servis pasi ishte dëmtuar në vend që ta ngiste në qytet.

Policia nuk ishte në gjendje të lëvizte tankun deri në orën 5 të mëngjesit.

49-vjeçari mund të burgoset me dy deri në tetë vjet burg për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, dhe për krijmin e një situate të rrezikshme.

shqiptarja.com