Banja e Malishevës hiqet nga karantina

Banja e Malishevës iu bashkohet qyteteve dhe fshatrave që sonte janë hequr nga karantina.

Këtë vendim e ka marrë ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia.

Njoftimin i plotë i Komunës së Malishevës:

Nga sot, fshatit Banjë në Komunën e Malishevës, i hiqet karantina, e vendosur gati një muaj më parë, përkatësisht me 6 prill të këtij viti. Ky vendim i ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë hynë në fuqi sot, apo siç shkruhet në vendim, në ditën e nënshkrimit, që mbanë datën 02.05.2020.

Vendosja e karantinës për fshatin Banjë, kishte ndodhur pas konfirmimit të disa personave të prekur me COVID-19.

Me këtë rast Komuna e Malishevës, i falënderon të gjithë banorët e fshatit Banjë, për disiplinën e treguar për zbatimin e masës së karantinës.

Në fshatin Banjë, ishin regjistruar 26 raste të prekur me COVID-19, ndërsa 18 prej tyre janë shëruar plotësisht, në kurim e sipër janë dhe 7 persona, ndërsa një persona ka vdekur.