Publikohet raporti i fundit për rastet me Covid 19

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për asnjë të vdekur nga COVID-19, ndërkaq nga 2 mijë e 32 testime të bëra, katër qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 343.